Harduer

LG shet 12 milionë smartfonë gjatë tremujorit të dytë

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
LG shet 12 milionë smartfonë gjatë tremujorit të dytë

LG Electronics gjatë të mërkurës ka lajmëruar që ka shitur 12.1 milionë smartfonë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, një rekord ky për prodhuesin e pajisjeve elektronike.

Prodhuesi i pajisjeve nga Koreja e Jugut ka arritur fitime prej 13.6 miliardë dollarësh për periudhën tre mujore që përfundoi më 30 qershor, që paraqet një ngritje prej 10.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.

Përfitimi operativ i ndërmarrjes prej 426.9 milionë dollarë ishte rritur për 40 për qind vit për vit, derisa përfitimi i vet neto ishte 139 milionë dollarë, ishte ngritur në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2012. Që të dy këto kanë shënuar ngritje nga tremujori i kaluar.

Njësia për pajisje mobile e ndërmarrjes ka arritur 2.78 miliardë dollarë përfitime, që paraqet një ngritje prej 34.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë kohore vitin e kaluar. Përfitimi operativ u rrit vit-për-vit në 54.3 milionë dollarë, por ka shënuar rënie në krahasim me tremujorin e kaluar në sasi më të vogël në terrenin shtëpiak, çmime më të ulëta të shitjes dhe investime më të larta në treg.

Ndërmarrja pret që rritja e shitjeve të arrihet nga smartfonët L-Series II dhe F-Serie, derisa modelet e tjera si G Pro dhe LG G2 pritet të përmirësojnë profilin garues. LG pritet të zbulojë smartfonin G2 në një ngjarje për të shtyp që është planifikuar të mbahet në Nju Jork, më 1 gusht. (PCWorld Albanian)

LG

Tags >

LG
Lajmet e fundit>