Harduer

LG: Tabletët e parë të linjës G Pad do të dalin në shitje në Evropë duke filluar nga kjo javë

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
LG: Tabletët e parë të linjës G Pad do të dalin në shitje në Evropë duke filluar nga kjo javë

LG_G_Pad_Series_500Fillimisht, modeli 7 inç do të jetë I vetmi I disponueshëm për tu blerë këtë javë, por prodhuesi koreano-jugor i këtyre pajisjeve tha se modelet 8 inç dhe 10 inç do të pasojnë në javët në vazhdim. Pajisjet e prezantuar në muajin maj ndajnë shumë gjëra të ngjashme si përfshirja e “Knock Code” (veçori kjo e sigurisë tek paisjet LG që kryen të njëjtin funksion si një kod PIN, por shumë më e sigurt deri në 80,000 kombinime e prezantuar fillimisht tek smartfoni G2), tastiera inteligjente, dhe një ndërfaqe e thjeshtuar e ekranit Home, por që ka ndryshime të ndjeshme në harduer.

Modeli 7 inç vjen me një rezolucion 1280 x 800 pixel, proçesor 1.2 Ghz katër bërthamësh, 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave si dhe një kamerë të pasme 3 Megapixel. Dy modelet e tjera me përmasat më të mëdha ofrojnë të njëjtin rezolucion dhe proçesor, por kanë më shumë hapësirë të dhënash dhe një kamerë 5 Megapixel. Modeli 10.1 inç gjithashtu ka një bateri me kapacitet më të lartë.

Që të tre tabletët do të jenë të disponueshme në disa ngjyra si: zezë, bardhë, kuqe, portokalli dhe blu. Kompania nuk specifikoi se cilat vende Evropiane fillimisht do të kenë mundësi të blejnë modelin 7 inç, madje nuk specifikoi as për shtete të tjera në mbarë botën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>