Harduer

LG do të anullojë projektin e telefonit modular me G6-tën

Dec 29 2016
0 Shpërndarje
LG do të anullojë projektin e telefonit modular me G6-tën

lg_g5U fol kaq shumë për telefonët modular si e ardhmja e industrisë. LG ishte prodhuesi i parë madhor që vendosi të rrezikonte duke lançuar një G5 modulare duke zëvendësuar dizajnin tradicional prej metali dhe xhami dhe tani gjigandi Korean do të rikthehet në të kaluarën.

Sipas gazetës Koreane ETNews, telefoni i radhës i LG i cili do të quhet G6, do të ketë kapakë të pasëm prej xhami me skaje të harkuara ngjashëm me Galaxy S7-tën.

Ky ndryshim drastik me implementimin e kapakëve prej xhamit hapin rrugë për karikimin wireless, një teknologji e papërfshirë që nga G2.

G6 mund të jetë rezistent ndaj ujit duke u përballur drejtpërdrejtë me Samsung dhe Apple të cilët ofrojnë këtë nivel sigurie tek S7 dhe iPhone 7.

LG G5 ishte një telefon e një endërr të madhe. Komponentë të ndryshim me rëndësi tek teleofni mund të zëvendësoheshin lehtësisht si kamera, sistemi audio etj. Por ky nuk ka qenë viti i telefonëve modular.

Jo vetëm që LG la të kuptohej se do të hiqte dorë por edhe Google anulloi projektin Ara, koncepti i parë i një telefonë të vërtetë modular.

Aktualisht e vetmja kompani është Lenovo e cila po investon në telefonët modular. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG G6
Lajmet e fundit>