Harduer

LG të fokusohet në smartfonë

Jun 21 2012
0 Shpërndarje
LG të fokusohet në smartfonë

Në fillim të këtij viti, LG prezantoi tabletin e vet të dytë të bazuar në Android, Optimus Pad LTE, dhe meqë ky tablet nuk pati edhe aq shumë sukses, tani kompania ka vendosur ta lë këtë treg prapa. Zëdhënësi i LG-së, Ken Hong, deklaroi se kompania ka vendousur që aktualisht të lë prapa të gjitha zhvillimet e tabletëve, dhe të fokusohet në tregun e smartfonëve.

Komentet e Hong, vijnë vetëm disa orë pasi Microsoft njoftoi për lansimin në treg të tabletëve të vet, Surface. Duhet pranuar, se LG-ja nuk ka qenë një lojtar i madh në këtë fushë, andaj edhe ky vendim nuk është shumë befasues. Duke parë produktin e ri të Microsoft, Hong tha se ata nuk kanë qëllim që të konkurrojnë me tabletin Surface.

LG po përpiqet të rikthehet në tregun e biznesit të telefonëve celularë, pas humbjes së epitetit si kompania e tretë më e madhe për prodhimin e celularëve në botë. Produkti i tyre më i fundit, Optimus 4x HD po merr vlerësime shumë të mira në Internet dhe versioni i ardhshëm i Optimus LTE2 duket shumë premtues.

Kompania gjithashtu ka krijuar laptopë të bazuar në sistemin operativ Windows, por nuk është një nga 5 tregtarët më të mëdhenj, dhe thotë se do të qëndrojë e hapur në prodhimin e pajisjeve që përdorin sistemin operativ mobil Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>