Harduer

LG do të prezantojë dy modele V30 ku njëri variant do të jetë “Plus”

Aug 11 2017
0 Shpërndarje
Sipas burimit në fjalë ato do të ndahen në dy variante, 64GB dhe 128GB dhe mund të diferencohen nga njëri tjetri në teknologjitë audio dhe ngarkimit wireless. LG do të prezantojë dy modele V30 ku njëri variant do të jetë “Plus” Photo Source: LG

Që LG V30 do të debutojë në fund të muajit kjo nuk është më lajm por që do të jenë dy modele, këtë nuk e priste askush.

Të paktën kështu shprehet media Koreane ETNews e cila thotë se flagshipi i radhës i LG do të janë në dy variante ashtu si iPhone dhe linja Galaxy S: LG V30 dhe LG V30 Plus.

Sipas burimit në fjalë ato do të ndahen në dy variante, 64GB dhe 128GB dhe mund të diferencohen nga njëri tjetri në teknologjitë audio dhe ngarkimit wireless.

Modeli “Plus” do të jetë ai i rangut të lartë dhe nuk ka dyshim se këto dy detaje do ti përkasin. Pritet që këtë vit V30 do të ketë sistemin Bang & Olufsen të audios.

Sipas ETNews të dy telefonët dalin në shitje më 15 Shtator për 700 dhe 875 dollar respektivisht. Burimi sugjeron se dy modelet do të kenë të njëjtin ekran, procesor, RAM, kamër, bateri dhe certifikim IP68.

Nëse çmimet janë të sakta atëherë blerësit e V30 Plus do të paguajnë 175 dollar më shumë për 64GB me shumë memorje, audio më të mirë dhe teknologjinë e ngarkimit wireless. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG V30
Lajmet e fundit>