Harduer

LG tregon qëndrueshmërinë e G6 në një video zbavitëse

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
LG G6 mund të mos jetë një telefon i ndërtuar për kushte të vështira operimi, por në fund të fundit na rezulton goxha rezistent. LG tregon qëndrueshmërinë e G6 në një video zbavitëse Photo Source: LG

LG nuk shquhet për ndërtimin e telefonëve rezistentë. LG V10 ishte një përpjekje e suksesshme për të ndërtuar një telefon që qëndrueshëm por tani prodhuesi Koreano Jugore thotë se LG G6 vendos kufinj të rinj.

LG G6 mund të mos jetë një telefon i ndërtuar për kushte të vështira operimi, por në fund të fundit na rezulton goxha rezistent.

Kompania ka ndërtuar një makineri të quajtur “Rube Goldberg” ku teston LG G6.

Në një video promocionale ku testohet LG G6, kompania nxjerr në pah disa prej aspekteve kryesore të telefonit që e bëjnë një pajisje të qëndrueshme si certifikimi IP68, rezistenca ndaj temperaturave të ulëta dhe të lartë, ngarkimi i shpejtë i baterisë, cilësia e ekranit dhe e kamerës.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e paraqitur, e cila përveçse tregon edhe zbavit. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG G6
Lajmet e fundit>