Harduer

LG V30 telefoni i parë në botë me kamër f/1.6

Aug 10 2017
0 Shpërndarje
Lentja Crystal Clear, siç edhe LG i referohet, do të ketë riprodhim më të saktë ngjyrash ndryshe nga lentet plastike të adoptuara gjerësisht nga industria. LG V30 telefoni i parë në botë me kamër f/1.6

Në dy vitet e fundit telefonët e linjës V nga LG kanë lënë shije të mirë për kamerat dhe aftësitë e shkëlqyera në regjistrimin e videove të cilësisë së lartë.

Së fundi kur na ndajnë tre javë nga debutimi i LG V30, kompania ofroi detaje të kamerës së telefonit.

LG V30 do të karakterizohet nga një kamër e pasme e dyfishtë me hapje f/1.6, duke u bërë telefoni i parë në botë me një sensor të tillë.

Galaxy S8 dhe HTC U11 kanë lente me hapje f/1.7, G6 me f/1.8 dhe Google Pixel f/2.0. LG premtoi se kamera me hapje f/1.6 do të ofrojë 25% më shumë dritë sesa një lente me hapje f/1.8.

Ajo do të ketë një lazer të fokusit automatik si dhe stabilizim optik dhe elektronik të videos.

Lentja Crystal Clear, siç edhe LG i referohet, do të ketë riprodhim më të saktë ngjyrash ndryshe nga lentet plastike të adoptuara gjerësisht nga industria.

Me gjitha këto të thëna më lart, LG V30 do të jetë një monstër i vërtetë ku kamera do të luajë një rol të rëndësishëm. Krahasuar me V20, modeli i këtij viti do të jetë 30% më i vogël. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>