Harduer

LG V40 ThinQ debuton më 3 Tetor

Sep 13 2018
0 Shpërndarje
Kur të debutojë LG V40 do të jetë telefoni i dytë në treg me tre kamera pas Huawei P20 Pro. LG V40 ThinQ debuton më 3 Tetor

LG konfirmoi ditën e sotme se do të prezantojë V40 ThinQ më 3 Tetor. Krahas këtij njoftimi LG publikoi një video e cila na jep më shumë informacion rreth konfigurimit me tre kamera.

Në videon e paraqitur kamera realizon tre foto, një të zakonshme, një të zmadhuar, një me kënd të gjërë me një modalitet portret.

Kur të debutojë LG V40 do të jetë telefoni i dytë në treg me tre kamera pas Huawei P20 Pro.

Por ky nuk është informacioni i vetëm që kemi rreth telefonit. Në zemër të tij do të gjendet një procesor Snapdragon 845, 6GB RAM dhe bateri 3,300 mAh.

Kapaciteti i memories do të shkojë deri në 128GB. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>