Analiza

LG vlerësohet me nëntë çmime në konkursin RED DOT për përvojë intuitive

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
LG vlerësohet me nëntë çmime në konkursin RED DOT për përvojë intuitive

lgLG Electronics mori në “shtëpi” plot nëntë çmime Red Dot në kategorinë Dizajn Komunikimi. Midis tyre, tastiera inteligjente Smart Keyboard, Knock CodeTM dhe ndërfaqja përdoruese grafike (GUI) tek smartfoni LG G3 morën çmime. Platforma novatore webOS e LG-së tek Smart+ TV u vlerësua nga juria e Red Dot për qasje të re në televizorët inteligjentë me një ndërfaqe intuitive përdoruesi .

Çmimet ndërkombëtarisht të njohura Red Dot përfshijnë tre kategori – Dizajn komunikimi, Dizajn produkti dhe Dizajn koncepti. Me 7,096 konkurrentë nga 49 vende vetëm në kategorinë e dizajnit të komunikimit, çmimet Red Dot janë një nga tre konkurset më të rëndësishme në industrinë e dizajnit bashkë me iF Design dhe IDEA (International Design Excellence Award).

Tastiera inteligjente LG-së u bë e njohur botërisht tek LG G3, një smartfon i zhvilluar me filozofinë “Thjeshtësia është inteligjenca e re”. Tastiera Smart ndihmon shtypjen pa gabime deri në 75%. Kodi i trokitjes Knock Code™ u zhvillua në përgjigje të komenteve të konsumatorëve se sistemet ekzistuese të sigurisë për smartfonë ishin të ngarkuara dhe merrnin kohë. Knock Code™ bën që smartfoni i LG-së të hapet dhe ç’kyçet në një hap të vetëm duke përdorur disa trokitje të personalizuara në vend të një fjalëkalimi ose modelit me nëntë pika.

LG fitoi gjithashtu 6 çmime të tjera në kategorinë e Dizajnit të Komunikimit, përfshirë platformën TV webOS Smart+. Kjo platformë mundëson që përdoruesit të kalojnë lehtë dhe shpejt nga një burim përmbajtjeje në një tjetër, qoftë kjo transmetim i drejtpërdrejtë TV, shërbim Video me kërkesë, aplikim Smart TV apo material mediatik i ruajtur në një pajisje të lidhur me TV. Me LG webOS kërkon lehtësisht në memorien e pajisjes duke siguruar një lidhje pa lodhje dhe të këndshme nëpërmjet personazhit “BeanBird”.

“Çmimet Red Dot Design për ekselencë në ndërfaqen e përdoruesit kanë një kuptim shumë të madh për ne, sepse nëpërmjet përmirësimit të përvojës së përdoruesit ne krijojmë vlera për konsumatorin,” tha Dr. Skott Ahn, drejtuesi teknologjik i LG-së. “Aftësitë e përparuara të LG-së në përvojën e përdoruesit vijnë nga dëshira për të dëgjuar, mësuar dhe formuar një kuptim të thellë sesi njerëzit e përdorin teknologjinë në jetën e përditshme, Ne do të vazhdojmë të krijojmë zgjidhje që përmirësojnë cilësinë e jetës së konsumatorëve.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>