Harduer

LG zbuloi detaje të reja rreth ndërfaqes së V30-ës

Aug 14 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit e LG V30 do të mund të shkyçin telefonit edhe përmes një fraze. LG zbuloi detaje të reja rreth ndërfaqes së V30-ës

Pasi na tregoi për kamerën e dyfishtë të V30-ës dhe ekranin OLED, LG ndau ditën e sotme me ne detaje të reja të ndërfaqes së telefonit i cili përmban përmirësime të dukshme vizuale dhe funksionale.

Sipas kompanisë përdoruesit do të mund të shkyçin LG V30 përmes kamerës selfie e cila funksion edhe kur ekrani i telefonit është i fikur. Madje përdoruesit nuk janë të detyruar të shtypin asnjë buton.

Edhe pse nuk i dimë të gjitha detajet, Apple iPhone 8 pritet të ketë të njëjtin funksionalitet i cili thuhet se do të zëvendësojë skanerin e shenjave të gishtërinjve.

Përdoruesit e LG V30 do të mund të shkyçin telefonit edhe përmes një fraze. Një tjetër veçori po aq e rëndësishme pritet të jetë Graphy, modaliteti manual i kamerës së V30-ës me të cilin përdoruesit mund të shkarkojnë konfigurime nga fotografë profesionistë.

Një tjetër veçori do të jetë një panel pluskues i cili do të shërbejë si zëvendësues i ekranit sekondar të LG V20.

Së fundit ekrani “Always On” i cili tregon disa informacione bazike kur telefoni është i fikur do të jetë i konfigurueshëm në bazë të preferencave të përdoruesit fjalë mjeteve të reja që LG i quan Quick Tools. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG V30
Lajmet e fundit>