Harduer

LG zbulon zyrtarisht smarfonin G3 Stylus me ekran 5.5 inç

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
LG zbulon zyrtarisht smarfonin G3 Stylus me ekran 5.5 inç

gsmarena_001 (1)LG zyrtarisht ka zbuluar smartfonin G3 Stylus pak përpara eventit të IFA-së në Berlin. Smartfoni do të prezantohet javën e ardhshme.

Pavarsisht se ka të njëjtin dizajn me smartfonin më të mirë të kompanisë, G3 Stylus është shumë larg tij. Gjithsesi, G3 Stylus vjen më një laps të ngjashëm në Galaxy Note për të përmirësuar produktivitetin.

Telefoni përfshin një procesor 1.3 Ghz Quad Core, ekran 5.5 inç me rezolucion 960 x 540 pixel, kamerë të pasme 13 Megapixel dhe frontale 1.3 Megapixel. Smartfoni ka 8 GB hapësirë të dhënash dhe mbështetje për microSD. Sistemi operativ i pajisjes do të jetë Android KitKat 4.4.2.

Përmasat e LG G3 Stylus janë 149.3 x 75.9 x 10.2 mm, ndërsa pesha e tij është 163 gram. Smartfoni ka një bateri të zëvendësueshme 3000 mAh. LG do të fillojë të ofrojë këtë produkt në Brazil muajin e ardhshëm në ngjyrë të zezë, bardhë dhe të artë. Tregjet në Azi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Europë do të pasojnë së shpejti. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>