Harduer

LG zvogëlon kostot e smartfonëve LTE me serinë Optimus F

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
LG zvogëlon kostot e smartfonëve LTE me serinë Optimus F

LG Electronics lançoi smartfonët Optimus F5 dhe Optimus F7, që do ta çojnë LTE në një audiencë më masive.

Dërgimi global i smartfonëve LTE priten të trefishohen këtë vit, duke e lejuar teknologjinë të zgjerohet në një shkallë më të madhe edhe të ulë çmimet e pajisjeve, sipas kompanisë së kërkimeve në treg Strategy Analytics.

LG bie dakort duke thënë: “Adoptimi i LTE pritet të shpërthejë në 2013”, edhe me dy pajisjet e tjera. kompania kërkon të tregojë që teknologjia 4G “nuk është vetëm për përdoruesit e përmbajtjeve të mëdha edhe teknologët. Është për të gjithë” sipas deklarimit.

LG nuk tha sa do të kushtojnë telefonët, por specifikimet e vendosura nga tregtarët lënë të kuptohet që çmimi do të jetë i ulët. Optimus F5 ka një ekran 4.3-inç, një procesor 1.2GHz me dy bërthama edhe një bateri 2,150 mAh. Optimus F7 ka një ekran më të madh HD 4.7 inç, një procesor 1.5GHz me dy bërthama, dhe një bateri 2,540 mAh. Të dy telefonat përdorin platformën e Android Jelly Bean.

Shpërndarja botërore për Optimus F5 do të filloj gjatë tremujorit të dytë në Europë duke u ndjekur nga Optimus F7 në tregjet e përcaktuar. Detaje mbi kohën edhe çmimin do të lajmërohen më vonë, sipas LG. Telefonët do të shfaqen në Kongresin Botëror Mobil që do të filloj të hënën.

Polytron do të prodhojë këtë vit smartfona xhami

Familja Optimus F ndjek gjurmët e Galaxy Express, që ishte lançuar nga Samsung Electronics në janar dhe ka një procesor me dy bërthama 1.2 GHz edhe një ekran 4.5 Inc.

Tregtimi i smartfonave LTE do të rritet nga 90.0 milionë njësi në 2012 në 275 milionë në 2013, sipas Strategy Analytics. Në fund të 2013, nuk do të ketë më modele mesatarë të disponueshëm me shumicë posht 200 $, sipas Neil Mawston, drejtor ekzekutiv i Strategy Analytics. Gjithsesi LTE nuk do të fillojë ti shpërndajë pajisjet me çmim të ulët deti në 2014 apo 2015 tha ai. (PCWorld Albanian)

LG-Optimus-G

Tags >

LG
Lajmet e fundit>