Harduer

LG premton tablet më të mirë se iPad

Aug 20 2010
0 Shpërndarje
LG premton tablet më të mirë se iPad

Apple mund të deklarojë se ka tabletin me te mirë në botë, por fitorja ishte e lehte pasi që nuk ka pasur produkte te ngjashme prej të cilave mund të zgjedhim. Tregu do te ndryshojë para përfundimit të vitit 2010, dhe sipas LG, më mirë të besoni se iPad do të ketë konkurencë të shpejt.

Sipas një deklarate në Wall Street Journal, Chang Ma, zëvendës president i marketingut të pajisjeve mobile në LG, pajtohet se iPad është i mirë, por “Tableta e LG do të jetë më e mirë se iPad”. Ai shtoi se do të na habisë me produktivitetin dhe përqendrimin ne krijimin e përmbajtjes që do të ofrojë tableta e re e tyre. Tiparet tjera nuk dihen, dhe ai nuk tregoi se tableta e LG-së do të lansohet me plan apo pa të.

 

Lajmet e fundit>