Lajmet

Libër pa pagesë për fillestarët në Android 4.4 KitKat

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
Libër pa pagesë për fillestarët në Android 4.4 KitKat

Android Kit KAtLibri elektronik Udhëzues për Fillim të Shpejt në Android, Android 4.4 (KitKat) do të ju ofrojë udhëzime për këtë version të sistemit Android kur (dhe nëse) pajisja juaj e merr versionin KitKat të Androidit.

Ky libër pa pagesë mbulon gjërat thelbësore të Androidit, nga rregullimi i pajisjes suaj dhe organizimi i ekraneve fillestare, deri tek përdorimi i veçorive të reja që ndodhen në KitKat, si printimi pa kabllo dhe përdorimi “OK Googel” për të nisur kërkime, e kështu me radhë.

Shumë nga këshillat janë të posaçme për përdoruesit e Nexus-it (veçanërisht atyre që përdorin Nexus 5), por nëse jeni të ri në Android dhe doni vetëm të mësoni disa nga hollësitë përkatëse për KitKat-in, me gjasë do të mund të keni dobi nga ky libër.

Ky libër, pa pagesë, prej 53 faqesh mund të shkarkohet në Google Play. Për ta lexuar atë në pajisjen tuaj mobile, duhet ta keni të instaluar Google Play Books dhe siç duket është në dispozicion vetëm në SHBA, por ju mund të përdorni truqe për ta bërë Google Play-in të mendojë që jeni duke vizituar atë dyqan nga SHBA-ja.

Android Quick Start Guide, Andro 4.4 (KitKat) (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>