Vëzhgim

Librat digjitalë të Apple të shkarkuar 350,000 herë për 3 ditë

Jan 23 2012
0 Shpërndarje
Librat digjitalë të Apple të shkarkuar 350,000 herë për 3 ditë

AllThingsD, tregon duke cituar numrin nga Global Equities Reserach. Ndërmarrja ka vlerësuar që përveç librave mësimore të shkarkuara nga përdoruesit 90,000 përdorues kanë shkarkuar gjithashtu librat elektronikë për softuerin e autorizuar të Apple, iBooks Author. Numrat nga Global Euqities Research vijnë nga sistemi i vet i përgjimit të librave elektronikë, që vëzhgon shitjet e librave elektronikë në pajisjet e Apple (megjithëse ndërmarrja nuk ka dhënë ndonjë hollësi shtesë më tepër se kaq).

Këta numra janë mjaft mbresëlënës, duke e ditur që Apple e paraqiti iBooks gjatë të enjtes në Nju Jork. Në atë ngjarje, Apple tregoi me hollësi planet e veta për të ofruar versione digjitale të librave mësimorë që përfshijnë video, audio dhe përmbajtje interkative, për shumë më lirë se sa që shiten librat e shtypur tani (çmimi i këtyre librave digjitalë është 15 dollarë ose edhe më lirë)./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>