Lajmet

LibreOffice 5.3 me një version online të suitës me kod të hapur

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
LibreOffice, alternativa me kod të hapur e Microsoft, mori një përditësim madhor ditën e sotme me një sërë veçorish të reja dhe një version cloud të cilin mund ta instaloni në serverin tuaj. LibreOffice 5.3 me një version online të suitës me kod të hapur Photo Source: LibreOffice

Ky version nuk është thjeshtë një përditësim por një prej versioneve më të pasura me të reja në historinë e softuerit. Fillon me versionin e parë të LibreOffice Online në bashkëpunim me Collabora.

Versioni 5.3 sjell një motor të përmirësuar të ndërfaqes së tekstit, stile tabelash në Writer, stabilitet të shtuar në Calc dhe shkurtesa të tastierë në menutë e kontekstit.

Veçoritë mund ti analizoni një nga një në faqen zyrtare të LibreOffice dhe në videon e paraqitur mëposhtë:

Pjesë e këtij versioni është edhe një shirit eksperimental i cili sillet njësoj si në Office. Mund ta aktivizoni nën opsionin Tools > Options > LibreOffice > Advanced > Experimental features.

LibreOffice Online padyshim është risia e vërtetë. Kjo do të thotë se mund të editoni dokumente nga uebi. Esencialisht është një Doc privat i hostuar në serverin tuaj.

Ka në fokus sipërmarrjet megjithatë nuk do të thotë se nuk mund ta përdorin edhe ju në të njëjtën mënyrë./PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>