Lajmet

LibreOffice arnon 54 vrima

Apr 14 2013
0 Shpërndarje
LibreOffice arnon 54 vrima

Rreth dy muaj më parë Fondacioni Document lajmëroi për lëshimin e versionit të ri, 4.0, të platformës së vet për produktivitet LibreOffice.

Por ky version mund të mos jetë edhe aq i qëndrueshëm ndaj problemeve që mund të paraqiten, prandaj Fondacioni Document nuk i këshillon bizneset që ta përdorin versionin e fundit të platformës së vet, por si alternativë e kanë versionin 3.6 të tij.

Ky version, ta quajmë më të vjetër se 4.0, ka përjetuar së fundi një arnim prej më tepër se 50 vrimave që ndodheshin në të.

“Ky lëshim i ri është i përshtatur për numrin të rritje të organizatave që kalojnë në LibreOffice, që është në mënyrë të qëndrueshme duke u rritur në mbarë botën,” shkroi në lajmërimin e tij Fondacioni Document.

Versioni i ri, 3.6.6 i softuerit rrit stabilitetin e tij me një mori arnimesh të vrimave dhe përditësime.

Në mesin e 51 vrimave të arnuara në lëshimin e parë të softuerit, për shembull, është një që prek eksportimin e skedarëve .ppt, një tjetër që turbullon pamjen e skedarëve me tabela pas ruajtjes dhe një tjetër që ndikon në importin e OOXML.

Lëshimi i dytë i softuerit shtoi tri arnime tjera kyçe, duke përfshirë një problem me editim në Calc.

LibreOffice 3.6 fillestar shtoi veçori që përfshijnë mbështetjen për futjen e Microsoft Office SmartArt, një format të ri për ekran të zgjeruar për prezantime dhe eksportimet në formatin PDF me një opsion për të vendosur një shenjë dalluese nga vetë autori.

50 milionë përdorues (ose më tepër)

Pasi është falas dhe i lirë, pra i lirë në kuptimin që mundëson të ndryshohet nga vetë përdoruesi pa marrë leje paraprakisht nga Fondacioni që ka përgjegjësinë për të bërë mirëmbajtjen, ky softuer ka zgjuar interesimin dhe ka joshur shumë përdorues. Sipas asaj që ky fondacion kishte thënë së fundi për Ars Technica-n, janë diku 20-30 milionë përdorues të sistemit Linux që e përdorin këtë softuer, si dhe 30-40 milionë përdorues të sistemit Windows që janë tashmë duke e përdorur softuerin.

Vjeshtën e kaluar ishin bërë rreth 20 milionë shkarkime, por duhet pasur parasysh që ky softuer përdoret shumë nga përdoruesit në Linux, të cilët faktikisht edhe mund ta bëjnë shkarkimin si dhe përditësimin e softuerit pa shkuar tek faqja për shkarkim, por nga depoja me softuerë.

LibreOffice i përditësuar është në dispozicion pa pagesë nga faqja LibreOffice.

Për të marrë versionin 3.6.6, zgjidhni “Change System, Version or Language” dhe cekni kërkesat tuaja nga atje. Në fund, do të merrni një opsion për të zgjedhur versionin 3.6.6, siç tregohet në fotografinë më sipër. (PCWorld Albanian)

libreoffice

Lajmet e fundit>