Biznes

LibreOffice merr 10,000 dollarë brenda ditës

Feb 22 2011
0 Shpërndarje
LibreOffice merr 10,000 dollarë brenda ditës

libre office..Plani për të formuar një fondacion ligjor ishte përmendur më parë, por jo i lajmëruar aq gjerësisht deri më 16 shkurt. Që nga ajo kohë, një mekanizëm për donacion ishte krijuar dhe ishte theksuar në blogun e The Document Foundation.

FLorian Effenberger, anëtar i fondacionit The Document Foundation, tha që ata kanë pranuar që të aplikojnë në Gjermani, ku 50,000 € në buxhetet fillestare janë të mjaftueshme. Ja pra ku futet komuniteti. Ata kanë nevojë që ta rrisin këtë shumë.

Flroian Effenberger shpjegon, “Ne kemi parë mbështetje të gjerë nga shumë organizata dhe numri i punës vullnetare që janë vendosur në The Document Foundation është mjaft i madh.

Pa përkushtimin e kohës së lirë të njerëzve, diturisë dhe kreativiteti që do të jetë shtëpia e ardhshme e LibreOffice, ne nuk do të ishin aty ku jemi sot. Sidoqoftë, puna vullnetare nuk mund të përmbush aksionet e nevojshme të kapitalit, e cila është arsyeja që ne kemi filluar një sfidë publike për donacione, veçanërisht duke shënjestruar ndihmesat nga ndërmarrjet dhe administratat publike që përvetësojnë LibreOffice dhe këta të interesuar në një ekosistem të pavarur, vital dhe rritës rreth softuerit të lirë për prodhimtari në zyre.”

Fondi paraprak, i cili filloi më 16 shkurt, do të funksionojë deri më 31 mars. Nëse vërtet fondi filloi dje, atëherë rritja në 10,000 € për një ditë është e mahnitshme. Nëse mbështetja e komunitetit për LibreOffice ishte ndonjëherë e vendosur në dyshime, kjo do të përjashtojë këtë mundësi.

Nëse dëshironi që të ndihmoni fondin e The Document Foundation, shihni këtë http://challenge.documentfoundation.org. Për ata që janë në Shtetet e Bashkuara, sot 1.00 EUR është baraz me 1.35959 USD (ose një 1 USD është i barabartë me 0.735517 EUR)./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>