Vëzhgim

Libri i parë i plotë interaktiv

May 18 2011
0 Shpërndarje
Libri i parë i plotë interaktiv

Libri titullohet “Our Choise” Al Gore’s sequel to “An Inconvenient Truth.”, apo në shqip “Zgjedhja jonë” pasojat e Al Gores për “Një të vërtetë të papërshtatshme”.

 Mike Matas ka bërë paraqitjen e këtij libri në mars 2011, në ligjëratat TED, në kuadër të ligjëratave më të shkurta se gjashtë minuta.

 Në fillim, Mike Matas merr iPad-in dhe tregon se si tregohet vendndodhja e lexuesit të librit, pastaj ai e hap librin dhe tregon një përjetim të shkëlqyer gjatë leximit të librit. Ekziston mundësia e kalimit në kapituj të ndryshëm, mundësia për të rritur dhe zvogëluar pamjet e faqeve të librit, mundësia për të kapur ndonjë gjë nga libri me dy gishta dhe ta zhvendosësh përgjatë ekranit, ku edhe do të shihet ajo gjë si e zmadhuar, mundësia për ta parë vendin se ku është fotografuar ndonjë gjë e paraqitur në libër, ka video materiale të ndonjë gjëje për të cilën shtjellohet në libër etj.

 Për më shumë, klikoni këtu për ta parë paraqitjen e Mike Matas për TED./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>