Lajmet

Liderët e ICAAN do diskutojnë për domainet e niveleve më të larta (generic Top Level Domain)

Jun 23 2012
0 Shpërndarje
Liderët e ICAAN do diskutojnë për domainet e niveleve më të larta (generic Top Level Domain)

Rod Beckstrom, presidenti i ICAAN dhe shefi ekzekutiv do të shoqërohen nga kryetari i bordit Dr. Stephen Crocker dhe shefi i operacionit Akram Atallah, për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp, e cila do pasohet nga ceremonia e mirëseardhjes në mbledhjen e 44 të ICAAN në Pragë të Republikës Çeke, të hënën në 25 qershor.

Më 13 qershor, ICANN zbuloi se kush aplikoi për generic Top Level Domain (gTLD), duke zbatuar programin e ICAAN në fushën e gTLD. Ky program ka synim të ndryshojë shumë gjëra dhe të bëjë shumë përmirësime në fushën e Domain Name System (DNS).

Mbledhja e Pragës shënon të parën në fushën e gTLD-së, ku aplikantët do të takohen që prej 1,930 gTLD, aplikime të cilat u bënë të ditura javën e kaluar.

Përveç pyetjeve të përgjigjura në gTLD në konferencën e së premtes, tri liderat e ICANN do t’iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve edhe në fusha të tjera.

Postimet nga konferenca e shtypit do të realizohen në uebsajtin e ICANN, në sektorin e gazetarisë, së më shpejt të jetë e mundur pas konferencës.

Këto janë detajet:

ÇFARË: Konferencë lajmesh

KUSH: Rod Beckstrom, Presidenti and Drejtori i Përgjithshëm, Dr. Stephen Crocker, Drejtori i Bordit dhe shefi i operacionit, Akram Atallah.

KUR: E hënë, 25 qershor 2012, 1045 Pragë (0845 UTC).

KU: Room – Karlin I/II Hilton Prague Hotel, Pobrezni 1 Pragë, 186 00, Republika Çeke.

PJESËMARRJE TJETËR: Gazetarë nga e gjithë bota

· Shikimi live me anë të webcamerave do jetë këtu:

· Telefoni mund të përdoret, duke u referuar tek një nga këta numra në www.adigo.com/icann. Numri për komunikim në ShNA është +1.800.550.6865. Sapo të jeni lidhur me konferencën, shtypni 25594. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>