Lajmet

Liderët e Silikonit bashkohen kundër Trump për emigrantët

Jan 30 2017
0 Shpërndarje
Liderët e Luginës së Silikonit u bashkuan gjatë fundjavës në atë që mund të quhet rezistencë ndaj ligjit të Donald Trump për emigrantët. Liderët e Silikonit bashkohen kundër Trump për emigrantët

Ata kritikuan ashpër planin dhe erdhën në mbështetje të punonjësve të tyre të prekur nga urdhri ekzekutiv.

Një industri e cila varet prej emigrantëve dhe kontributeve të tyre, konsensusi me urdhrin ekzekutiv të Trump është i panegociueshëm. Çuditërisht opozitën ndaj republikanit këtë herë po e bënin firmat teknologjike dhe jo senati.

Trump urdhëroi një ndalim të hyrjes së muslimanëve nga shtatë vende të botës për 120 ditët e ardhshme. Apple, Google dhe Microsoft ofruan ndihmë ligjore për punonjësit e tyre të prekur.

Ekzekutivë të ndryshëm të Luginës së Silikonit gjithashtu financuan përpjekjet ligjore për të mbështetur emigrantët. Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk dhe ai i Uber Travis Kalanick thanë se do e dërgonin çështjen në këshillin e biznesit të Trump.

Khash Sajadi, shefi ekzekutiv i Cloud 66 me origjinë nga Iraniane dhe Britanike, ngeli në aeroportin e Londrës. Si shumë punonjës të tjerë ai bart një vizë H1B.

Presidenti i startupit Y Combinator, Sam Altman, kërkoi nga liderët që të bashkoheshin kundër urdhrit ekzekutiv. Bashkëthemeluesit e Lyft, John Zimmer dhe Logan Green premtuan mbështetje financiar për katër vitet e ardhshme në Unionin Amerikan të Lirive Civile (ACLU.)

Bashkëthemeluesi i Slack, Stewart Butterfield, tha se kompania e tij do ti bashkohet përpjekjeve të ACLU. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>