Biznes

Liderët më të pasur të industrisë së teknologjisë

Feb 21 2011
0 Shpërndarje
Liderët më të pasur të industrisë së teknologjisë

Për dallim prej të qenit president i një shteti, në momentin dikush bëhet lider i diçkaje në teknologji ai nuk përballet me ndonjë kufizim moshe apo ndonjë kufizim tjetër. Disa prej njerëzve më të pasur të teknologjisë janë pjesë e një revolucioni të dytë që doli nga interneti, që do të thotë se ata janë mjaft të rinj. Por cilët janë njerëzit më të pasur të teknologjisë. Lexoni për të kuptuar më shumë…

Bill Gates: 54 miliard dollarë

Bashkë-themeluesi i Microsoft dhe studenti që u largua nga Harward, është ende më i pasuri në bot. Gjersa më nuk është CEO i Microsoft, ai mbetet drejtor i kompanisë dhe në kohën e tij të lirë tenton të shpëtojë botën përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates

Larry Ellison: 27 miliard dollarë


I dyti në listë është CEO dhe bashkë-themelues i Oracle, Larry Ellison. Ai mund të mos jetë i njohur si të tjerët për shkak se Oracle operon në tregun e ndërmarrjeve dhe nuk futet shumë në botën e konsumatorëve. Ellison ishte një prej kampionëve të parë në rrjet kompjuterik duke përdorur klientë të hollë, të ngjashëm me “cloud computing” të sotëm.

Larry Page & Sergey Brin: secili nga 15 miliardë dollarë

Kush do të kishte menduar se po të krijosh motorin kërkues më të mirë në botë do të fitosh me miliona dollarë. Larry Page dhe Sergey Brin janë vetëm 37 vjeç dhe janë duke bërë një studim në lidhje me edukim ku kolegët e tyre mësojnë pranë Stanford University, ku edhe kanë diplomuar.

Michael Dell: 14 miliard dollarë

Njeriu që bëri revolucion në botën e kompjuterëve, ky është Michaell Dell, CEO dhe drejtor i bordit të drejtorëve të Dell, që ka vendosur të shes kompjuterë direkt pa nevojën e stërshitjes.

Steve Ballmer: 13.1 miliard dollarë

CEO i tanishëm i Microsoft, Steve Ballmer është fytyra publike e kompanisë. Qoftë duke bërtitur “ZHVILLUES!” apo duke shpjeguar avantazhet më të fundit nga Microsoft, kur Ballmer flet njerëzit dëgjojnë. Ai gjithashtu ka të hollat për ta vërtetuar këtë.

Jeff Bezos: 12.6 miliard dollarë

Amazon.com ka gati se çdo gjë, duke përfshirë edhe njërin prej më të pasurve në sektorin e teknologjisë, Jeff Bezos. Ai nuk është vetëm CEO i Amazon, por edhe president, drejtor i bordit dhe themelues. Bezos është bërë figurë publike më e madhe pasi zgjodhi shpalosjen e Kindle para botës.

Mark ZuckerBerg: 6.9 ose 12.5 miliard dollarë

Bashkë-themeluesi i Facebook është vetëm 26 vjeç dhe i ka miliardat. Shifrat e tanishme realisht janë të panjohura për shkak se vlerësimi i Facebook është aq i madh. Zuckerberg gjithashtu ka vendosur që Harward ishte një shkollë e mirë – për të mos vazhduar më me mësimin…

James Goodnight: 6.9 miliard dollarë

CEO i SAS Institute mund të mos jetë i njohur për ju, por ai është një miliarderë që i ka fituar të gjitha vet, duke qenë edhe bashkëthemelues i gjigantit softuerik të statistikave, SAS Institute. Ai është gjithashtu një prej njerëzve më të pasur në shtetin e Kalifornisë Veriore.

Steve Jobs: 6.1 miliard dollarë

Edhe ky e ka lënë shkollën, por në anën tjetër ka një pasuri të jashtëzakonshme dhe një pagë vjetore prej vetëm 1$ në vit. Nuk është gabim por vërtetë paga e tij vjetore në Apple është 1 dollarë në vit.

Pierre Omidyar: 5.5 miliard dollarë

Pa Pierre Omidyar, nuk do të kishte eBay. Ai është themelues dhe drejtor i kompanisë që ju mundëson njerëzve të blejnë gjëra të përdorura dhe të reja.

Eric Schmidt: 5.45 miliard dollarë

Kush e di se ku do të ishte Google pa Eric Schmidt? Në vitin 2001 ai iu bashkua ekipit të përbërë nga Larry dhe Sergey, dhe ata së bashku udhëhoqën kompaninë. Schmidt gjithashtu zbuloi biznes modelin et ij të quajtur “70/20/10 Model” dhe kjo disi tingëllon se i di gjërat sesi shkojnë.

Lajmet e fundit>