Blog

Lideri i grupit Samsung fillon apelimin ndaj dënimit 5 vjeçar

Sep 27 2017
0 Shpërndarje
Park gjithashtu është në gjykim për abuzim me pushtetin. Gjatë seancës të së Enjtes, Gjykata e Lartë e Seulit do të ballafaqohet me dëshmitarët dhe prova të cilat hedhin poshtë vendimin. Lideri i grupit Samsung fillon apelimin ndaj dënimit 5 vjeçar

Lideri i grupit Samsung Jay Y. Lee tha ditën e Enjte se do të fillonte apelimin e vendimit i cili e dërgon për 5 vite prapa hekurave nën akuzat e korrupsionit.

Një gjykatë e ulët dënoi 49 vjeçarin Lee muajin e kaluar duke e akuzuar për dhënie ryshfeti tek ish presidentja Park Geun-hye e cila në këmbim do të ndihmonte Lee të ruante kontrollin mbi konglomeratin.

Park gjithashtu është në gjykim për abuzim me pushtetin. Gjatë seancës të së Enjtes, Gjykata e Lartë e Seulit do të ballafaqohet me dëshmitarët dhe prova të cilat hedhin poshtë vendimin.

Gjyqi i apelimit pritet të fillojë në mesin e Tetorit. Sipas ligjeve Koreane, do të duhet të paktën deri në Janar në mënyrë që apelimi i tij të merret në konsideratë.

Pala humbëse do të apelojë përsëri në Gjykatën Supreme. Krahas Lee, janë arrestuar edhe katër ekzekutivë të tjerë të Samsung. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>