Lajmet

Lideri i grupit Samsung Jay Y. Lee dënohet me 5 vite burgim për korrupsion

Aug 25 2017
0 Shpërndarje
Samsung është prodhuesi më i madh në botë i telefonët dhe çipeve, ndërsa aktiviteti i saj shtrihet edhe tek farmaceutika, elektroshtëpiaket, siguracionet dhe hotelet. Lideri i grupit Samsung Jay Y. Lee dënohet me 5 vite burgim për korrupsion Photo Source: Reuters

Ekzekutivi miliarder i grupit Koreano Jugor Samsung, Jay Y. Lee, u dënua me pesë vite burgim i akuzuar për korrupsion ditën e Premte.

Pas gjashtë muajsh seanca gjyqësore rreth skandalit i cili rrëzoi presidenten e asokohe, Park Geun-hye, një gjykatë tha se Lee kishte dhënë rryshfete në këmbim të favoreve nga Park. (http://bit.ly/2iwlDL1)

Ai u shpall fajtor edhe për fshehjen e aseteve jashtë vendit, përvetësimit dhe dëshmi të rreme. Lee, 49 vjeçari i cili trashëgoi lidershipin në një prej perandorive korporatave më të mëdha në botë, u arrestuar në Shkurt të këtij viti me akuzat se kishte dhënë rryshfet për të siguruar kontrollin mbi konglomeratin i cili zotëron Samsung Electronics. (http://bit.ly/2vvsC7Z)

Samsung është prodhuesi më i madh në botë i telefonët dhe çipeve, ndërsa aktiviteti i saj shtrihet edhe tek farmaceutika, elektroshtëpiaket, siguracionet dhe hotelet.

Lee mohoi çdo akuzë ndërsa një prej avokatëve të tij tha se do të apelonin vendimin. Dënimi pesë vjeçar – një prej dënimeve më të larta dhënë ndonjëherë një biznesmeni në këtë vend, shënon një moment historik për Korenë e Jugut, ku konglomeratët e drejtuar nga familje të fuqishme ndihmuan në rikuperimin e ekonomisë së vendit pas luftës që përjetoi vendi.

Por kohët e fundit ata janë kritikuar për mbajtjen peng të ekonomisë dhe frenimit të startupet. Samsung një simbol i ngritjes së një vendi nga varfëria e luftës Koreane në 1950-53, u ka shpallur luftë lidhjeve korruptive mes politikanëve dhe biznesmenëve.

Vakumi në lidership

Lideri de fakto i grupit Samsung, mori drejtimin e kompanisë kur babai i tij Lee Kun-hee pësoi një atak kardiak në 2014-ën. Disa investitorë të frikësuar nga vakumi në lidership, tremben nga ngadalësimi i procedurave brenda grupit i cili ka asete prej 322.13 miliard dollarësh.

Kompanitë e grupit përbëjnë afro 40% të vlerës së Koresë së Jugut. Në të kaluarën, përfshirë edhe babain e Lee, janë arrestuar në të kaluarën për krime që nga dhënia e ryshfeteve, përvetësimit, evazionit fiskal për të marrë pastaj faljet presidenciale ndërsa qeveria dhe populli trembej se sjellja e ashpër ndaj tyre mund të dëmtonte ekonominë e vendit.

Megjithatë presidenti i ri liberal i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili fitoi zgjedhjet në Maj ka premtuar ti japë fund mbretërimit të konglomeratëve familjarë. Në Qershor ai shprehej se nuk besonte që Samsung varej vetëm nga Lee.

Ish presidentja Park, e cila u detyrua të linte zyrën e saj në Mars, përballet me gjyqin e saj dhe akuzat e korrupsionit, ku pritet një vendim përpara fundit të vitit. Prokurorët thonë se Park është po aq fajtore sa edhe Lee. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>