Biznes

Lideri i grupit Samsung thirret përsëri në prokurori

Feb 13 2017
0 Shpërndarje
Lideri i grupit Samsung thirret përsëri në prokurori Photo Source: Reuters

Lider i grupit Samsung Jay Y. Lee u thirr për herën e dytë pranë prokurorisë speciale për tu marrë në pyetje si pjesë e një hetimi më të gjërë ndaj skandalit që ka përfshirë Korenë e Jugut muajit e fundit ku përfshihet edhe presidentja e vendit Park Geun-hye.

Prokurorët kanë vënë në shënjestër konglomeratin Koreano Jugorë duke akuzuar Lee për një rryshfet 37.31 milion dollarësh dhënë ndaj mikes së presidentes Choi Soon-sil në këmbim të mbështetjes për shkrirjen e dy filialeve të Samdung.

Mbështetja e Samsung shkoi për vajzën e Choi e cila është nën arrest nga autoritetet Daneze me urdhës së Koresë së Jugut. Park, Lee dhe Choi kanë mohuar plotësisht akuzat.

Park u shkarkua nga Parlamenti në Dhjetor dhe do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të japë verdiktin final për presidenten. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>