Blog

Lideri i Samsung apelon vendimin e gjykatës

Aug 28 2017
0 Shpërndarje
Samsung Group shtrin aktivitetin e tij edhe në industritë e farmaceutikës, elektroshtëpiakeve, sigurimeve dhe hoteleve. Lideri i Samsung apelon vendimin e gjykatës

Lideri i grupit Samsung Jay Y. Lee apeloi vendimin e gjykatës Koreane e cila i dha një dënim 5 vite me burg për korrupsion sipas uebsajtit të Gjykatës së Seulit. (http://bit.ly/2vvkWmZ)

Uebsajti nuk dha asnjë detaj rreth apelimit e cila do të trajtohet në një gjykatë të një shkalle më të lartë.

Dënimi i miliarderit ishte një goditje ndaj konglomeratëve drejtuar nga familjet në këtë vend. Lee, 49 vjeçari trashëgimtari i fronit të Samsung u arrestua në Shkurt si rezultat i një afere korruptive së bashku me ish presidenten e vendit Park Geun-hye.

Samsung Group shtrin aktivitetin e tij edhe në industritë e farmaceutikës, elektroshtëpiakeve, sigurimeve dhe hoteleve.

Sipas ligjeve vendase është parashikuar që Lee të mbahet në burg për katër muaj ndërsa gjykata konsideron apelimin e tij.

Kompania tha se Lee do të vijojë të mbajë statusin e tij si anëtar i bordit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>