Lajmet

Lidhjet në Twitter u ndërprenë përkohësisht gjatë ditës së enjte

Apr 12 2013
0 Shpërndarje
Lidhjet në Twitter u ndërprenë përkohësisht gjatë ditës së enjte

witterVeçoria e rrjetit Twitter për shkurtim të lidhjeve, t.co, pati një ndërprerje të shkurtër gjatë ditës së enjte, duke iu pamundësuar përdoruesve që të kenë qasje tek faqet e tjera kur bëhej klikimi në hyperlinks.

Në vend se lidhja të dërgonte tek ndonjë faqe, klikimi mbi lidhje të dërgonte tek një faqe e cila e paraqiste një robot që kishte humbur një pjesë.

Kjo ndërprerje e pazakonshme ndodhi për rreth gjysmë ore, por shkaqet që çuan në këtë ndërprerje ende nuk janë bërë të ditura.

Twitter gjatë vitit 2011 fillojë të bëjë shkurtimin e të gjitha hyperlinks-ve në emrin e domeinit të vet, t.co, që parashikonte se do të rriste analitiken dhe do t’i jepte ndërmarrjes “një mjet për të mbrojtur përdoruesit nga faqet dhe mashtrimet keqdashëse.”

Sidoqoftë, duke i bashkuar të gjitha rrugët nga lidhjet e jashtme përgjatë t.co-së, është bërë shtimi i një pike qendrore e cila po që se ka pengesa do të shkaktojë probleme tek të gjitha lidhjet e tjera, problem ky i cili më parë nuk ishte. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>