Vëzhgim

Ligjëruesi i SFK10 shpërblehet nga Richard Stallman

Apr 3 2011
0 Shpërndarje
Ligjëruesi i SFK10 shpërblehet nga Richard Stallman

Në këtë ngjarje u ndanë dy çmime: Çmimi për Përparimin e softuerit të lirë dhe Çmimi për Projektet në Dobi të Shoqërisë.

Çmimi për Përparimin e Softuerit të Lirë i jepet një individi që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sofuterit të lirë, përgjatë aktiviteteve që kanë të bëjnë me thelbin e softuerit të lirë.

Këtë vit, ky çmim iu dha Rob Savoye, i cili njëherit ishte edhe ligjërues në Konferencën vjetore për liri të softuerit që mbahet çdo vit në Prishtinë dhe në Konferencën e Parë Ballkanike të Softuerit të Lirë, të mbajtur gjatë shtatorit, në vitin 2010, në Vlorë.  Savoye për një kohë të gjatë ka qenë haker i softuerit të lirë, i cili ka punuar në GNU dhe softuerë të tjerë të lirë, gjatë 20 viteve. Ai ka ndihmuar në dhjetra projekte, duke përfshirë GCC, GDB. DejaGnu, Newlib, Libgloss, Cvgwin, eCos, Expect, në shumë lloje GNU\Linux dhe One Laptop Per Child. Savoye ka udhëhequr përpjekjen për të prodhuar një lëshues të lirë Flash, që quhet Gnash. Kjo punë u ka mundësuar përdoruesve të softuerit të lirë që të largohen nga varshmëria e një softueri jo të lirë. Rob është gjithashtu CTO dhe themelues i Open Media Now, gjë kjo e cila është e përkushtuar që të prodhojë infrastrukturë mediatike të lirë dhe të licensuar.

Savoye i bashkohet listës së fituesve të kaluar, listë kjo e përbërë nga njerëzit e poshtëshënuar:

  * 2009 John Gilmore
 * 2008 Wietse Venema
 * 2007 Harald Welte
 * 2006 Ted Ts’o
 * 2005 Andrew Tridgell
 * 2004 Theo de Raadt
 * 2003 Alan Cox
 * 2002 Lawrence Lessig
 * 2001 Guido van Rossum
 * 2000 Brian Paul
 * 1999 Miguel de Icaza
 * 1998 Larry Wall

Çmimi për Projektet në Dobi të Shoqërisë i ndahet projektit që qëllimisht dhe në mënyrë të theksuar i ndihmon shoqërisë, nëpërmjet bashkëpunimit për të përmbushur një detyrë të rëndësishme shoqërore.

Këtë vit, ky çmimi iu nda projektit Tor. Duke përdorur softuer të lirë, Tor ua ka mundësuar rreth 36 milionë njerëzve në mbarë botën përjetimin e lirisë së qasjes dhe shprehjes në internet, duke i mbajtur ata si zotërues të plotë të privatësisë dhe anonimitetit. Rrjeti i këtij projekti ka pasur një rol të rëndësishëm, si në Irak, apo së fundi në Egjipt.

Udhëheqësi i projektit Tor, Andrew Lewman, ishte i pranishëm për të marrë çmimin.

Projekti Tor i bashkohet listës mbresëlënëse të fituesve paraprakë:

 * 2009 Internet Archive
 * 2008 Creative Commons
 * 2007 Groklaw
 * 2006 Sahana Disaster Management System
 * 2005 Wikipedia

Stallman dhe komisioni për ndarjen e çmimieve dhanë një njohje të veçantë punës së kryer nga Adrian Hands, i cili ndërroi jetë më 3 shkurt të këtij viti. Adrian vuajti nga ALS dhe nuk ishte në gjendje që të përdorte një tastierë – por, duke përdorur një pajisje me kodin e Morsit dhe me një përkushtim të thellë, ai kaloi ditët e fundit të jetës së tij duke shkruar kode për të përmirësuar përdorimin e GNOME-it, për veten e tij dhe për të tjerët.

Gjatë këtij viti, komisioni për ndarjen e çmimeve përbëhej nga: Suresh Ramasubramanian, Peter H. Salus, Wietse Venema, Raj Mathur, Hong Feng, Andrew Tridgell, Jonas Oberg, Verner Vinge, Richard Stallman, Fernanda G. Weiden dhe Harald
Welte.

Për më shumë informata rreth gjërave të cilat u vlerësuan si të denja për të marrë shpërblime në ndarjen e çmimeve për softuer të lirë, ju mund të vizitoni faqet e mëposhtme:

http://www.gnashdev.org
http://www.torproject.org
https://bugzilla.gnome.org/show_bug.cgi?id=78514#c19/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>