Blog

Ligjvënësit Britanik kritikojnë ashpër median sociale

May 1 2017
0 Shpërndarje
Në një raport përshkruhen disa shembuj të materialeve ekstremiste të shfaqen disaherë nga grupe xhihadiste dhe neo-Naziste e madje të mos fshihen edhe pas raportimeve. Ligjvënësit Britanik kritikojnë ashpër median sociale Photo Source: Reuters

Media sociale u kritikua ashpër gjatë një seance parlamentare nga deputetët Britanikë ditën e Hëne për dështimin e saj në eleminimin e materialeve ilegale dhe ekstremiste.

Platforma si Twitter, Youtube dhe Facebook janë kritikuar së fundi për politikat e tyre të moderuara pas disa ngjarjeve të profilit të lartë ku materiale të dhunshme dhe abuzive janë shfaqur në rrjetet respektive.

Në një raport përshkruhen disa shembuj të materialeve ekstremiste të shfaqen disaherë nga grupe xhihadiste dhe neo-Naziste e madje të mos fshihen edhe pas raportimeve.

Ligjvënësit Britanikë u shprehën se qeveria duhet të forcojë ligjet lidhur me publikimin e të tilla materialeve në kompanitë. Ata kërkuan nga kompanitë e medias sociale të paguajnë autoritetet për kostot e mbajtjes nën kontroll të përmbajtjeve të publikuara në internet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>