Vëzhgim

Ligjvënësit shënjestrojnë Google për ligjet e privatësisë

Feb 19 2012
0 Shpërndarje
Ligjvënësit shënjestrojnë Google për ligjet e privatësisë

Ligjvënësit – Edward J. Markey, Joe Barton dhe Cliff Stearns – dëshirojnë të dinë nëse sjellja e Google shkakton një shkelje të marrëveshjes për privatësi të Google dhe Komisionit Federal Tregtar (FTC) të nënshkruar gjatë vitit të kaluar. Prishjet e marrëveshjes do të mund të sillnin diku rreth 16,000 dollarë humbje për një shkelje gjatë ditës.

“FTC është i vetëdijshëm për situatën,” tha një zëdhënës i agjencisë. Së paku dy grupe konsumuese gjithashtu i kanë kërkuar FTC-s për të hetuar sjelljen e Google, e cila ia lejoi ndërmarrjes të përgjojë veprimtarinë shfletuese të përdoruesve që e përdorin softuerin Safari për shfletim të uebit edhe nëse ata do të donin që ky vëzhgim të bllokohej.

“Veprimtaria e Google do të mund të kishte një ndikim të gjerë e të vrullshëm sepse Safari është një shfletues i madh i uebit i përdorur nga miliona amerikanë,” thanë ligjvënësit në letrën e tyre të dërguar tek FTC. Safari është shfletuesi standard në pajisjet iPhone dhe iPad të Apple, e po ashtu edhe në kompjuterët Mac./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>