Softuer

LimeWire përballë tytave të publicistëve

Jun 17 2010
0 Shpërndarje
LimeWire përballë tytave të publicistëve

Tetë anëtarët e National Music Publishers Association (NMPA), duke përfshirë EMI Music Publishing dhe Sony/ATV Music Publishing, janë duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara ndaj tyre që shkojnë deri në miliona dollarë.

“Shkelja e vazhdueshme online e krijuar nga LimeWire dhe të tjerë të ngjashëm me të ka pasoja për secilin në zinxhirin muzikor. Operacionet si LimeWire duhet të kuptojnë se këngët që e bëjnë biznesin e tyre ilegal tërheqës, nuk paraqiten nga ajri” tha David Israelite, shef ekzekutiv pranë NMPA.

“Prapa secilës këngë ka një rrjet të madh të njerëzve – një tekst shkrues, një publicist, një performues, një studio incizimi. Ata mund të vidhen individualisht në këtë zinxhir duke shitur faqet e tyre si një pikë çasjeje pë muzikë dhe më pas duke refuzuar pagesën e duhur për licencën për muzikë”.

NMPA ka shpresa se më në fund do të bëhet linçimi i LimeWire dhe do të ndalet veprimi i saj. Në anën tjetër LimeWire po pretendon se biznesi i saj është duke vazhduar si zakonisht dhe se është vetëm subjekt i një bllokimi të aseteve.

Lajmet e fundit>