Biznes

LimeWire mbyllet përfundimisht me 31 dhjetor

Dec 5 2010
0 Shpërndarje
LimeWire mbyllet përfundimisht me 31 dhjetor

“Si rezultat i situatës së tanishme ligjore, ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër pos t’i mbyllim operacionet e LimeWire” tha kjo kompani në një deklaratë. “Pavarësisht përkushtimit tonë dhe tentimeve tona, 31 dhjetori i vitit 2010, do të jetë dita kur LimeWire Store do të mbyll duart e saja virtuale”.

LimeWire ka filluar si një shërbim peer-to-peer për shkëmbim të skedarëve, në formë të ngjashme me Grokster apo me  versionin e radhës të Napster, që iu mundësoi përdoruesve të tregtojnë skedarë muzikorë të paautorizuar online.

Pasi u ndoq penalisht nga shumë kompani në vitin 2006, LimeWire zhvilloi një shërbim abonimi përmes të cilit shiste muzikë të licencuar nga studio të pavarura. Kompania së fundi pati tentuar të krijojë edhe një shërbim tjetër me pagesë, që do t’i kënaqte shumicën e studiove kryesore. Por loja filloi të merr fund në muajin maj kur gjykatësi Kimba M. Wood nga Gjykata Federale e Qarkut në Manhattan vendosi që kompania është në kundërshtim me ligjin e të drejtave autoriale, dhe mund të detyrohet për të paguar miliona dollarë dëme.

Në tetor, Wood urdhëroi që LimeWire të ndal “kërkimin, shkarkimin, ngarkimin, tregtimin apo distribuimin e skedarëve, që nënkuptonte fikjen e shërbimit, por shërbimi me abonentë – LimeWire Store – mbeti në funksion.

LimeWire më pati shtuar se shpreson arritjen e një shërbimi më të mirë me pagesë, por tani duket se edhe këto plane kanë marr fund. Një seancë dëgjimore në lidhje me dëmet e shkaktuara pritet të bëhet në muajin janar të vitit  të ardhshëm. /pcworld.al

Lajmet e fundit>