Biznes

Line lançon një fond kriptomonedhash me vlerë 10 milion dollarë

Aug 16 2018
0 Shpërndarje
Fondi do të quhet Unblock Ventures dhe fillimisht ka një kapital prej 10 milion dollarësh. Me shumë gjasa Line do të rrisë kapitalin në të ardhmen. Line lançon një fond kriptomonedhash me vlerë 10 milion dollarë

Kompania e njohur e aplikacionit të komunikimit Line ka vendosur të hyjë në industrinë e kriptomonedhave pasi lançoi një fond 10 milion dollarësh investimesh.

Fondi i operuar nga filiali Unblock Corporation i Line, merret me kërkim, edukim dhe shërbime blockchain.

Fondi do të quhet Unblock Ventures dhe fillimisht ka një kapital prej 10 milion dollarësh. Me shumë gjasa Line do të rrisë kapitalin në të ardhmen.

Line pretendon se ka 200 milion përdorues të aplikacionit kryesisht në Japoni, Tajvan, Tajlandë dhe Indonezi.

Hyrja e Line në këtë industri vjen në një kohë kur tregu i kriptomonedhave po bie.

Muajin e kaluar Lien lançoi bursën e kriptomonedhave BitBox. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>