Lajmet

LineageOS është pasardhësi i CyanogenMod

Jan 24 2017
0 Shpërndarje
Në 8 vitet e fundit, CyanogenMod i Steve Kondik u rrit aq shumë saqë u bë version më popullor i Android-it përveç atij të Google. LineageOS është pasardhësi i CyanogenMod

Fatkeqsisht, pati një vit më vështirë pas problemeve që kapluan Cyanogen Inc. Ky i fundit vendosi të ndalonte nga funksion infrastrukturën pas CyanogenMod në një lëvizje totalisht të papritur për komunitetin.

Tani ekipi pas CyanogenMod premton se do të mbajë të gjallë trashëgimin e sistemit operativ mobil me një përpjekje të re, LineageOS. Ndërtimet e para të sistemit operativ të ri janë të bazuar në Android 7.1 dhe 6.0. Mund të instalohet në këto paisje:

  • Nexus 5X
  • Nexus 6P
  • Moto G4/G4 Plus
  • Next Robin
  • Xiaomi Redmi 1S

LineageOS do të ofrohet në 80+ paisje të reja. Kjo platformë “e re” pritet të gëzojë të gjithë ata që nuk hoqën dorë nga CyanogenMod. (PCWorld Albanian)

LineageOS

Lajmet e fundit>