Harduer

Linja e laptopëve MacBook Pro përditësohet me proçesorë më të shpejtë

Jul 30 2014
0 Shpërndarje
Linja e laptopëve MacBook Pro përditësohet me proçesorë më të shpejtë

Screen-Shot-2014-07-29-at-10.28.08Me afrimin e shpejtë të prezantimit të OS X Yosemite, nuk është suprizuese të shohim teksa Apple ka vendosur ti bëjë një rifreskim harduerit të Macbook-evë të linjës Pro me ekran Retina. Nga pamja e jashtme laptopët duken po njëlloj siç kanë qenë më parë, por ato pjesë që ne nuk i shohim kanë ndryshuar ndjeshëm.

Modeli me ekran 13 inç me një çmim fillestar prej 1,299 dollarë tashmë vjen me një proçesor Dual Core 2.6 Ghz Core i5 dh 8 GB RAM. Nëse doni të shtoni kapacitetin e hardiskut duhet të paguani 200 dollarë ekstra për të kaluar nga 128 GB në 256 GB, ndërsa do të duheshin edhe 300 dollarë më shumë nëse zgjidhini proçesorin Dual Core 2.8 Ghz Core i5.

Modelet me ekran 15 inç të MacBook Pro me ekran Retina kanë një çmim fillestar prej 1,999 dollarësh dhe fuqizohen nga një proçesor Quad Core 2.2 Ghz Core i7 dhe 16 GB RAM. Modeli më i shtrenjtë prej 2,499 dollarë vjen më një proçesor më të shpejtë prej 2.5 Ghz dhe dyfishon hapësirën për ruajtjen e të dhënave nga 256 GB në 512 GB. MacBook Pro me ekran Retina (Apple). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>