Harduer

Linja Galaxy S6 e Samsung mund të sjellë risinë e karikimit me anë të wirelesit

Feb 18 2015
0 Shpërndarje
Linja Galaxy S6 e Samsung mund të sjellë risinë e karikimit me anë të wirelesit

galaxy-teaserGalaxy S6 i Samsung nuk do të vonojë shumë para se të arrijë tregun por Samsung është kujdesur që të tërheqë gjithmonë vëmendjen e publikut më zbulimin e detajeve të reja herë pas herë rreth këtij smartfoni. Detaji më i fundit i publikuar ka të bëjë me karikimin përmes wirelesit. Gjatë një postimi në blogun zyrtar të kompanisë, kreu i inxhinierëve të kompanisë përshkroi se si avancimi i karimikimit me anë të wirelesit e ka bërë teknologjinë më të shpejtë, më eficente dhe më të thjeshtë për tu integruar me pajisjet. Ai mbyll postimin me supozimin se 2015 do të jetë një moment kyc përsa i përket teknologjisë së karikimit me wireless dhe se pajisjet e ardhshme të Samsung ‘do ta përqafojnë’ këtë teknologji.

Galaxy Note 4 dhe Galaxy S5 aktualisht e mbështesin këtë teknologji por vetëm me ndihmën e aksesorëve shtesë të dizenjuar posacërisht për këtë gjë. Këtë vit pritet që Galaxy S6 i Samsung të karikohet me wireless pa pasur nevojën e pajisjeve të tilla. Nëqoftëse kompania arrin vërtetë të finalizojë këtë sukses, ky do të jetë një boom për këtë teknologji dhe një fat i madh për ata që zotërojnë një pajisje Samsung. Deri më sot karikimi me anë të wirelesit ka qënë një teknologji që kurrë ‘nuk e ka kaluar provën me sukses’. Aplikimi i kësaj teknologjie do të jetë një përfitim i madh për konsumatorët.

Aktualisht Starbucks po ofron një teknologji të ngjashme në dyqanet e tij por gjithsesi ajo nuk është kaq e sofistikuar sa ajo që Samsung pretendon të sjellë. Me siguri një teknologji e tillë dhe një ridizajn metalik do ta ndihmojnë Samsung të pozicionohet sërisht në vendin që ka qënë në treg. Të shohim a do të arrijë Samsung të vendosë karikimin në një nivel të ri?! (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>