Harduer

Linjë e re laptopësh nga Acer

Mar 25 2010
0 Shpërndarje
Linjë e re laptopësh nga Acer

Dy modelet e para të prezantuara në linjën Ethos, përfshijnë Aspire Ethos 8943G dhe Aspire Ethos 5943G.

I pari i prezantuar në renditje, përkatësisht Aspire Ethos 8943G, arrin i pajisur me një ekran 18.4 inç LCD me një rezolucion prej 1920 x 1080 piksela, që nënkupton se ky ekran është i aftë që plotësisht të sjellë përmbajtje FULL HD në rezolucion 1080p.

Specifikat e tjera në të përfshijnë mundësi për të zgjedhur lloje të ndryshme të procesorëve Intel Core i7, ku më i fuqishmi që mund të zgjidhet është Core i7-8200 QM, pastaj ofron grafikë ATI Mobility Radeon HD580 dhe zërim të vërtetë soround 5.1. Gjithashtu, ju keni mundësinë që të fitoni hapësirë për ruajtje të të dhënave deri në 1.2 TB, përmes dy disqeve me kapacitet prej 640GB.

Aspire Ethos 5943G në anën tjetër ka një ekran 15.6 inç LCD që sjellë rezolucion prej 1366 x 768 piksela, ka altoparlantë 2.1, HDD 640 GB, si dhe fuqi procesorike e opsione tjera sikurse 8943G.

Detajet rreth çmimit apo datës së paraqitjes në treg të këtyre laptopëve të rinj Acer Aspire, nuk janë bërë të ditura.

Lajmet e fundit>