Lajmet

LinkdeIn rregullon problemin e tij me sistemin e emrave

Jun 21 2013
0 Shpërndarje
LinkdeIn rregullon problemin e tij me sistemin e emrave

LinkedInLinkedIn më në fund rregullon problemin që kishte me sistemin e emrave ku vizitorët dërgoheshin drejt një faqeje tjetër.

Linkedln, një rrjet social popullor profesional, pranoi problemin në një lajmërim në Twitter, por nuk dha hollësira. Gjithsesi krijuesi i App.net Bryan Berg pretendon se ka më shumë probleme akoma. “LinkedIn u sulmua dhe i gjithë trafiku është dërguar tek një rrjet i kompanisë.

Ata nuk kërkojnë shtresën e sigurisë SSL, pra nëse mundoheni ta vizitoni, shfletuesi juaj e kalon sesionin në formën e një plani me tekst”, shpjegoi Berg. Nëse kjo është e vërtetë atëherë këto dërgime në tekst mund të preken nga sulmuesit për të kompromentuar llogaritë e LinkedIn.

LinkedIn ka pas një problem sigurie edhe në qershor të vitit 2012 ,ku 6.5 milionë fjalëkalime të enkriptuara rrodhën online. (PCWorld Albanian)

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>