Blog

Linkedin arrin 500 milion përdorues të regjistruar

Apr 24 2017
0 Shpërndarje
Kompania ka shtuar përpjekjet e saj për të rritur angazhimin në platformë duke prezantuar së fundi edhe një dizajn të ri frymëzuar nga aplikacioni mobil. Linkedin arrin 500 milion përdorues të regjistruar

Duke qenë se Linkedin është pjesë e Microsoft tashmë pas blerjes nga Microsoft për 26.2 miliard dollar, rrjeti social profesional nuk raporton më të ardhurat e tij.

Megjithatë në një postim në blog publikuar ditën e sotme, Linkedin thoshte ka kaluar shifrat e 500 milion përdoruesve të regjistruar nga 200 shtete, një rritje e ndjeshme nga 467 milion Tetorin e vitit të kaluar.

Kompania ka shtuar përpjekjet e saj për të rritur angazhimin në platformë duke prezantuar së fundi edhe një dizajn të ri frymëzuar nga aplikacioni mobil.

Themeluar në 2002-ish nga Reid Hoffman, Linkedin sot është rrjeti social i preferuar i bizneseve. Londra është qyteti më i dhënë në botë pas Linkedin, ndërsa 1/3 Britanikëve kanë një llogari në rrjetin social.

Për disa 500 milion përdorues, ose rritje me 33 milion brenda gjashtë muajve mund të mos jetë mjaftueshëm. Në Prill të 2016-ës Linkedin raportoi rritje të ngjashme me 34 milion brenda gjashtë muajve.

Në Linkedin sot listohen mëse 10 milion vende të reja pune, 9 milion kompani dhe 100,000 artikuj biznesi publikuar çdo javë. /PCWorld Albanian

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>