Lajmet

LinkedIn do të çaktivizojë opsionin e përditësimeve RSS më 19 dhjetor

Dec 14 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn do të çaktivizojë opsionin e përditësimeve RSS më 19 dhjetor

linkedin-logo-657x245LinkedIn ka dërguar ndaj disa përdoruesve një e-mail ku njofton se më 19 dhjetor do të çaktivizohet shërbimin RSS për këtë rrjet social profesional. Kompania ka vendosur të lajmërojë përdoruesit 1 javë para.

Po e shpjegojmë shkurtimisht këtë funksion për ata që nuk e kanë përdorur ndonjëherë më parë: Përditësimet nëpërmjet RSS lejojnë përdoruesit të abonohen ndaj të rejave më të fundit të rrjetit social duke përdorur një lexues RSS (RSS reader).

Tek përditësimet përfshihen aktivitetet më të fundit të njerëzve që janë pjesë e rrjetit tuaj në LinkedIn, duke kryer të njejtin funksion si faqja kryesore në LinkedIn.

Dy arsyet kryesore të eleminimit të këtij opsioni janë:

– LinkedIn dëshiron të fokusojë burimet e veta diku tjetër. (Po e njëjta arsye është deklaruar edhe nga Google kur vendosi të çaktivizojë Google Reader)

– Arsyeja e dytë nuk është shprehur direkt, por LinkedIn ka përmendur se të gjitha përditësimet dhe përmbajtjet e publikuara mund të vazhdojnë të ndiqen nëpërmjet uebfaqes së kompanisë ose aplikacioneve mobile të saj.

Me fjalë të tjera, kompania ka arritur në përfundimin se ky opsion nuk është aq popullor sa duhet për të tërhequr përdoruesit që të shfletojnë të rejat jashtë shërbimit. Ashtu si shumë kompani të tjera, LinkedIn dëshiron t’i mbajë përdoruesit të lidhur pas faqes së vet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>