Lajmet

LinkedIn hedh më shumë dritë rreth sigurisë

Jun 10 2012
0 Shpërndarje
LinkedIn hedh më shumë dritë rreth sigurisë

Ndërmarrja LinkedIn, e kritikuar për sigurinë e brishtë të rrjetit, pasiqë hakerët zbuluan miliona fjalëkalime të përdoruesve të vet, ditën e shtunë deklaroi se ka përfunduar deaktivizimin e të gjitha llogarive të prekura dhe se nuk beson që anëtarët tjerë të jenë në rrezik.

LinkedIn, një rrjet social për profesionistët e biznesit, premtoi se do të përmirësoj sigurinë disa ditë pasiqë më tepër se 6 milionë fjalëkalime të konsumatorëve u bënë caqe vizitash nga hakerët kriminelë.

Lajmi për këto vjedhje të fjalëkalimeve të LinkedIn, ka dëmtuar reputacionin e ndëmarrjes që aktualisht ka më tepër se 160 milionë përdorues, dhe gjithashtu ka ngritur shumë pyetje rreth asaj se nëse LinkedIn ka bërë mjaft për të ruajtur informacionin privat të përdoruesve të vet.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kishin paralajmëruar, se ndërmarrja do të mund të ndalonte dëmet e mëtutjeshme të të dhënave gjatë ditëve në vijim nëse provon të gjejë se çfarë kishte ndodhur.

Në një postim në blog, LinkedIn tha që kishte njoftuar të gjithë përdoruesit e prekur – llogaritë e të cilëve nuk kanë qenë të qasshme– dhe shtoi që nuk mendon se përdoruesit e tjerë të jenë në rrezik.

“Deri tani, nuk kemi asnjë raport rreth numrit të llogarive të prekura, si rezultat i vjedhjes së fjalëkalimeve. Bazuar në hetimin tonë, të gjitha fjalëkalimet e anëtarëve që ne besojmë se janë në rrezik janë deaktivizuar,” u tha në këtë postim.

“Nëse fjalëkalimi juaj nuk është deaktivizuar, atëherë kjo nënkupton se llogaria juaj nuk është në rrezik.”

Kohëve të fundit, LinkedIn është bërë cak i natyrshëm i vjedhjes së të dhënave për shkak se kjo faqe ruan informacione të vlefshme të miliona profesionistëve, përfshirë udhëheqësit e bizneseve të mirënjohura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>