Lajmet

LinkedIn kërkon transparencë nga qeveria amerikane

Sep 18 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn kërkon transparencë nga qeveria amerikane

LinkedIn paraqiti një sfidë ligjore kundër qeverisë amerikane në Gjykatën e Vëzhgimit të Inteligjencës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara (FISC) në një përpjekje që publikisht të shpërndajë informacione në lidhje me kërkesat e qeverisë për të dhënat e përdoruesve të LinkedIn.

LinkedIn raportoi sfidën në një letër për komunitetin e LinkedIn dhe rrjeti profesional po ashtu i dërgoi një letër FBI-së. Sfida ka të bëjë me kërkesat e qeverisë për të dhënat e përdoruesve “në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të SHBA-së” shkroi këshilltarja e përgjithshme e LinkedIn, Erika Rottenberg.

LinkedIn, së bashku me ndërmarrjet e tjera të mëdha të teknologjisë duke përfshirë Facebook, Google dhe Yahoo, nuk i lejohet që të japë informacione në lidhje me këto kërkesa.

“Mos bëni gabime, ne thellësisht respektojmë dhe mbështesin interesin e fuqishëm të qeverisë së SHBA-së dhe obligimin e saj për të mbrojtur sigurinë kombëtare,” shkroi Rottenberg. “Sidoqoftë, ky interesim duhet të peshojë kundër transparencës dhe llogarisë.”

LinkedIn nuk është ndërmarrja e parë e teknologjisë që sfidon qeverinë në lidhje me këtë gjë. Google sfidoi “shakanë” e gjykatës në muajin qershor dhe Yahoo u raportua se kishte luftuar NSA-në në gjykatë në heshtje përpara se të zbulohej në fakt informacioni për vëzhgim.

Sfida ligjore ishte lajmëruar në lidhje me raportin më të fundit për transparencë të ndërmarrjes, duke dokumentuar numrin e kërkesave për të dhënat e anëtarëve që ishin bërë gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2013, që përfundoi më 30 qershor.

Raporti, të cilin LinkedIn e ka shpërndarë çdo gjashtë muaj që nga fillimi i vitit 2011, mbulon të gjitha kërkesat qeveritare për informacionet për të dhënat e përdoruesve, duke përfshirë kërkesat ndërkombëtare qeveritare. (PCWorld Albanian)

linkedin

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>