Lajmet

Linkedin Lite debuton në Android, së shpejti në 60+ shtete të reja

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Aplikacioni është i disponueshëm në Indi nga dita e sotme ndërsa kompania ka planifikuar të sjellë atë edhe në 60 tregje të tjera në javët në vijim. Linkedin Lite debuton në Android, së shpejti në 60+ shtete të reja Photo Source: Linkedin

Linkedin, rrjeti social për profesionistët me 500 milion anëtarë i cili tashmë i përket Microsoft, ditën e sotme mori një hap të rëndësishëm për të tërhequr përdorues të rinj nga tregjet në zhvillim.

Kompania lançoi aplikacionin Android Linkedin Lite, një version i “ngjeshur” i aplikacionit origjinal Linkedin zhvilluar për përdoruesit në tregjet me akses të kufizuar në internet, kosto të larta shërbimesh celulare dhe telefonë të ngadaltë.

Aplikacioni është i disponueshëm në Indi nga dita e sotme ndërsa kompania ka planifikuar të sjellë atë edhe në mbi 60 tregje të tjera në javët në vijim.

Linkedin thotë se aplikacioni zë vetëm 1MB hapësirë në telefonin tuaj dhe redukton konsumin e të dhënave me 80%. Faqet e tij hapen brenda 5 sekondash edhe në rrjetet e ngadalta 2G.

Përmban bazat e Linkedin si seksionet Feed, Jobs, dhe Profile si dhe ofron akses në njoftimet, mesazhet dhe kërkimin e rrjetit social por pa grafikat e rënduara që konsumojnë sasinë tuaj të internetit.

Por një zëdhënës i kompanisë tha se Linkedin nuk ka në plan zhvillimin e një aplikacioni të ngjashëm për iOS duke qenë se Android është sistemi kryesor operativ në tregjet në zhvillim.

Rrjeti social Facebook ka ndjekur një praktikë të ngjashme me versionet Lite të aplikacioneve Facebook dhe Messenger. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>