Softuer

Linkedin me aplikacion zyrtar për Android

Apr 8 2011
0 Shpërndarje
Linkedin me aplikacion zyrtar për Android

 

Pasi që e paraqiti atë për BlackBerry, iPhone dhe Windows Mobile, LinkedIn tani ka një prezencë zyrtare në Android. Aplikacioni i ri ju mundëson përdoruesve të lidhen dhe ë dërgojnë mesazhe LinkedIn në një ndërfaqe të unifikuar dhe të lehtë për tu shfrytëzuar.

“Tani ju mund të shkoni drejt në një intervistë, të qaseni tek një konsumatorë me lehtësi apo të takoheni me një klient, me një mundësi për të shikuar detajet e mbi 100 milion profesionistëve anembanë botës, në kohë reale” tha menaxheri i lartë i produkteve për rrjete sociale profesionale Chad Whitney.

Edhe pse nuk ka integrimin e zgjeruar dhe të padukshëm me celularë në një nivel si Facebook apo aplikacionet tjera, aplikacioni i LinkedIn prapëseprapë është shumë më i lehtë për tu shfrytëzuar në tentim të gjetjes së rrugës përmes informata ve të shumta dhe faqes mobile të LinkedIn që ka mungesë të veçorive. 

Kushdo që ka marrë pjesë në Android LinkedIn Beta duhet të shkarkojë aplikacionin e ri, por megjithatë ai do të jetë i familjarizuar me ndërfaqen e re, që në fakt ka ndryshuar shumë pak nga versioni beta. Aplikacionin mund ta shkarkoni nga Tregu Android. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>