Lajmet

LinkedIn me shtresë të re të sigurisë

Jun 13 2012
0 Shpërndarje
LinkedIn me shtresë të re të sigurisë

Rrjeti shoqëror LinkedIn njoftoi se do të ofrojë një shtresë shtesë të sigurisë online për anëtarët e vet, duke ndjekur thyerjen e herës së kaluar të të dhënave, derisa shtoi që fjalëkalimet e vjedhura nuk ishin publikuar bashkë me postat e tyre elektronike.

Disa ekspertë të sigurisë kibernetike kishin thënë më parë që LinkedIn nuk kishte mbrojtjen e duhur dheparalajmëroi që ndërmarrja do mund të mënjanonte humbjet e tanishme të të dhënave gjatë ditëve të ardhshme, teksa provon të gjejë se çfarë ndodhi.

Gjatë ditës së martë, ndërmarrja tha që të gjitha fjalëkalimet tani ishin “të kriposura” – një teknikë kjo që rrit kohën dhe nevojën e kompjuterit për të thyer një fjalëkalim të vjedhur.

Ndërmarrja, që ka më tepër se 160 milionë anëtarë, pohoi se nuk kishte ndonjë konfirmim të ndonjë llogarie të rrezikuar për shkak të vjedhjeve të fjalëkalimeve. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>