Lajmet

LinkedIn po sjell dhe veçorinë “followers” si mundësi

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
LinkedIn po sjell dhe veçorinë “followers” si mundësi

LinkedIn me anë të kësaj mundësie të re që po e sjell do ta bëjë rrjetin profesional më social se ka qenë më herët.

Tashmë ju mund të abonoheni tek dikush, dhe ti shihni rekomandimet dhe interesat e tyre.

Kompania solli mundësinë e abonimit për 175 përdoruesit e rrjetit, gjithashtu shtoi dhe “influencers”(influencuesit) të cilat janë postime të fokusuara në industrinë e LinkedIn.

Modeli i ri i ngjashëm me Twitter, ku një person mund të ndjek dikë pa nevojën e tjetrit që ta ndjek, është shumë i mirë për këtë rrjet social, sepse i ndihmon përdoruesit që të kenë një lidhje me dikë pa e pranuar pala tjetër.

Që kur LinkedIn solli subscriptions, rreth 4 milion njerëz filluan që të ndjekin njëri-tjetrin.

Rrjeti shoqëror LinkedIn ka ndryshuar dhe menunë kryesore

Dizajni i ri i përfshin dhe “influencers” një tabelë me liderë dhe njerëz me rang të lartë të cilët kanë më shumë ndjekës se të tjerët.

Rrjeti social do të fillojë me publikimin e influencuesve në bazë të interesave të përdoruesit. LinkedIn po punon shumë në mënyrë që të shndërrohet në një faqe që qaset çdo ditë.

Bashkë me modelin e abonentëve, rrjeti social ka ndryshuar dhe menunë kryesore, lajmet dhe faqet e profilit. (PCWorld Albanian)

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>