Lajmet

LinkedIn ridizajnon menunë e navigimit

May 24 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn ridizajnon menunë e navigimit

LinkedIn-LogoLinkedIn vazhdon me planin e vet për përmirësimin e eksperiencës së anëtarëve në këtë rrjet profesional duke ofruar këtë herë një navigim shumë herë më të thjeshtuar dhe më tërheqës nisur nga ndryshimet e fundit në dizajnin e aplikacioneve për pajisjet mobile.

“Gjatë vitit të kaluar kemi pasur mundësinë të mësojmë mjaft nga ju në lidhje me llojet e ndryshimeve që ndikojnë në shtimin e vlerave në jetën tuaj të përditshme profesionale dhe jemi përpjekur që disa prej këtyre mësimeve ti paraqesim duke ofruar një eksperiencë të re navigimi” – kishte shkruar në blogun e tij Amy Parnell, dizajneri kryesor i LinkedIn.

Për LinkedIn nuk përbën prioritet vetëm dizajni i bukur i menusë së navigimit, por njëkohësisht dhe rritja e lehtësisë në përdorim.

Menuja e ridizajnuar e navigimit orienton lehtësisht përdoruesit duke lehtësuar çdo funksion të faqes dhe në momentin e navigimit në faqen kryesore menuja zhduket automatikisht për të lejuar më tepër hapësirë.

Ndërkohë fusha e kërkimit mundëson më tepër informacione dhe përdoruesi do e ketë shumë më të lehtë të editojë të dhënat e profilit.

Ridizajnimi i rrjetit profesional do të jetë fillimisht i disponueshëm për antarët anglisht folës. (PCWorld Albanian)

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>