Lajmet

LinkedIn shton kërkimin e specializuar

Jul 4 2013
0 Shpërndarje
LinkedIn shton kërkimin e specializuar

Linkedln po punon që përveç fokusit në rrjetet profesionale të krijojë gjithashtu edhe funksione apo përmbajtje të fokusuar për telefonët mobil që e pozicionon rrjetin në një avantazh të madh të reklamimeve.

Disa muaj më parë Linkedln prezantoi aplikacionin e tij për iOS dhe Android. Por aplikacionet kishin disa prej dobësive si funksione në ueb si një kërkim i avancuar.

Por tani LinkedIn nxori një përmirësim të ri që do ti vijë në ndihmë përdoruesve mobil për një kërkim më të specializuar për kompanitë, grupet apo punë edhe njerëz. Kërkimi i avancuar ofron kategorizim dhe kërkim të specializuar pavarësisht kategorive ku përfshihen. Kompania e quan aplikacionin e tij si produktiv.

Kërkimi për dominimin social

Rrjetet sociale po konkurrojnë për të ofruar rezultate më të mira kërkimi të avancuar, por këto përpjekje rrallëherë përkthehen në pajisjet mobile. Ju desh LinkedIn muaj punë për ta ofruar këtë funksion te aplikacioni i tij.

LinkedIn tani numëron rreth 225 milionë përdorues dhe gjithashtu po punon fortë të rritet akoma me funksione unike që do ti vijnë në ndihmë shërbimit të tij profesional fillestar. (PCWorld Albanian)

linkedin search

Tags >

LinkedIn
Lajmet e fundit>