Lajmet

LinkedIn tani iu tregon se çfarë veprimesh mund të ju ndihmojnë që të tërhiqni më tepër vëmendje

Oct 7 2014
0 Shpërndarje
LinkedIn tani iu tregon se çfarë veprimesh mund të ju ndihmojnë që të tërhiqni më tepër vëmendje

108847671-645x250LinkedIn është duke iu dhënë përdoruesve informacione më të mira se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin njerëzit për të tërhequr vëmendjen në profilet e tyre. Nën seksionin “Kush shikoi profilin tuaj”, LinkedIn ka shtuar një fushë të re në anën e djathtë që liston disa veprime që përdoruesi ka bërë gjatë një periudhe të caktuar kohore. Kjo përfshin postimin e një përditësimi të statusit, bashkimi me një grup të shquar, dhënia e vërtetimeve që dikush e njeh një gjë ose formimi i lidhjeve të reja.

Shpresa është që kur dikush me të cilin përdoruesi është i interesuar të punojë e shikon faqen e tyre të profilit, ata do të mund të dinin se çfarë kanë bërë për ta tërhequr atë. Duke i përsëritur veprimet e tilla mund të çoni në lidhje më të vlefshme.

Overlay_6201“Kështu, për shembull, nëse jeni duke provuar që të tërhiqni klientë të rinj ose udhëheqës biznesi, ju mund të shihni se sa bashkëpunëtorë potencialë shikuan profilin tuaj pasi iu bashkuat një grupi të rëndësishëm industrial,” tha një zëdhënës. “Ose, nëse jeni duke shikuar për një punë të re, ju mund të shikoni në grafikët me informacione për të parë nëse shtimi i një shkathtësie në profilin tuaj ose vërtetimi për shkathtësitë e një kolegu ju dha një rritje më të madhe në shikimet nga rekrutuesit.” Veçoria e re do të jetë në dispozicion në ueb dhe në aplikacionet mobile të LinkedIn-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>