Lajmet

LinkedIn tani përdor Evernote për të skanuar kartat e biznesit

May 8 2014
0 Shpërndarje
LinkedIn tani përdor Evernote për të skanuar kartat e biznesit

Business-Cards-2LinkedIn po e ndërpret mbështetjen për CardMunch, që është aplikacion për lexim të kartave të biznesit. Këtë e solli në vitin 2011, për të përdorur Evernote-in, për të cilin thotë që do të ofrojë më tepër mundësi dhe funksione.

Duke filluar nga dita e mërkurë, përdoruesit e LinkedIn mund të skanojnë një kartë të biznesit duke përdorur aplikacionin mobil Evernote dhe ta lidhin atë me rrjetin e tyre në LinkedIn. Për dallim nga CardMunch, përdoruesit tani mund të fusin komente dhe etiketa për vendondodhjen gjeografike ku janë skanuar kartat.

LinkedIn planifikon të mos e vazhdojë mbështetjen më për CardMunch pas 11 korrikut. Anëtarët do të marrin dy vite pa pagesë shërbime biznesi në Evernote, ndonëse ata me sa duket më pas duhet të paguajnë për të – gjë e cila nuk ishte e nevojshme për t’u bërë me CardMunch.

Në një postim në blog duke e lajmëruar lëvizjen, zëvendës presidenti i zhvillimit të biznesit në LinkedIn, Bob Rosin, tha që kompania e ka ditur që jo të gjithë anëtarët duan të kalojnë në Evernote, kështu që LinkedIn po mundëson shkarkimin e informacioneve nga kartat e tyre të biznesit. Ata që janë të interesuar mund të gjejnë më tepër informacione këtu.

Kur LinkedIn e bleu CardMunch-in, kompania lajmëroi që do të ofronte një “hap gjigant përpara” dhe një zgjidhje për një problem të vjetër. Sido që të jetë, ekziston një problem si me CardMunch, ashtu edhe me Evernote, e që ka të bëjë me mungesën e reciprocitetit: Ju mund të skanoni kartat e njerëzve të tjerë me të dy aplikacionet, por ju nuk mund të bëni dërgimin e informacioneve të kartës tuaj të biznesit.

Pasi që aplikacionet si Bump asnjëherë nuk u bënë standard industrial, kartat e biznesit që janë në letër kanë vazhduar të lulëzojnë në epokën dixhitale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>